Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Vorë. I riu u shpall në kërkim pasi duke qarkulluar në automjet me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk kallëzoi krimin në organet kompetente dhe ndihmoi shtetasin në kërkim që të largohej.

Njoftimi i policisë:

Vorë

Vijon operacioni policor i koduar “Wanted”. Kapet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, 27-vjeçari i shpallur në kërkim.

27-vjeçari u shpall në kërkim pasi duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk kallëzoi krimin në organet kompetente dhe ndihmoi shtetasin në kërkim që të largohej.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionin policor të koduar “Wanted”, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Si rezultat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.