Almeda Abazi do të rikthehet në Shqipëri si prezantuese. Ajo ka marrë ftesë për të prezantuar festivalin e fundvitit në RTSH.
Këngëtarët kanë nisur me aplikimet e projekteve të tyre muzikore. Por në korridoret e Rtsh qarkullojnë thashetheme se Almeda Abazi, nuk do të jetë e vetme në skenë. Sipas Kryefjala qarkullojnë lajme se djali që do ta shoqërojë është gjithashtu moderator dhe bëhet fjalë për Xhani Shqerrën.