Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Volodymyr Zelensky patën një takim më vete gjatë qëndrimit në New York ku Shqipëria drejton seancën e Këshillit të Sigurimit.
Në një postim në twitter Zelensky falnderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës.
“I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.”