Pas nisjes së punimeve në janar të vitit të shkuar, Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender me vlerë 290 milionë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, hangarin e avionëve dhe mjediset e shërbimit në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Ofertat e tenderit pritet të dorëzohen deri më 13 nëntor, ndërsa parashikohet që krahas punës për ndërtimin e hangarit, do të kryhen edhe punime rrugore, si dhe shtrimi e asfaltimi. Sipas dokumenteve të tenderit, gjithçka duhet të përfundojë 1 vit nga nisja e punimeve.

Rreth 4 vite më parë, NATO mori vendimin për ta kthyer aeroportin e vjetër të Kuçovës në një bazë ajrore të Aleancës.