Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.
Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundavajtje penale dhe jo vepër penale.
Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.