Thonë që lumturia është e shënuar në ADN-në e një njeriu. Disa të tjerë kërkojnë ta zbulojnë nëpërmjet parashikimeve të ndryshme të fatit. Kurse besnikët e astrologjisë besojnë se lumturia fshihet në shenjën e tyre, në kombinimet mes planetëve dhe forcave udhëheqëse të instikti.

Ja cilat janë shenjat më të lumtura sipas shenjës tuaj të Zodiakut:

Demi : Karakteristika më dominuese e demit është aftësia e tij për të vendosur harmoninë me veten, por dhe me të tjerët. Jeni natyra luftarake, të gatshme për t’u shkuar sfidave deri në fund. U gëzoheni gjërave të vogla, detajeve që bëjnë diferencën, por që ju falin lumturi. Jeni optimistë dhe mirënjohës për gjërat që keni.

Luani : Luani mund të jetë mbreti i zodiakut, pak arrogant dhe me një dëshirë të patjetërsueshme për të qenë në qendër të vëmendjes. Por jeni shenja më energjike që mund të ekzistojë. S’kishte si të ndodhtë ndryshe, Marsi dhe Saturni janë gjithmonë në krahun tuaj. Edhe kur jeni vetëm, dini si t’i gëzoheni momentit dhe ta ktheni në një çast lumturie.

Akrepi : Akrepi është gjithmonë në kërkim të lumturisë. Sado që bëhet fjalë për një përvojë tejet individuale, një akrep gëzon dhe më lumturinë e tjetrit. Jeni optimistë dhe shumë të vendosur. Kërkoni gjithmonë më të mirën për veten.

Bricjapi : Bricjapi është aq fatlum, ndoshta më shumë se mund ta marrë me mend. Të gjithë e kërkojnë, të gjithë e duan. Bricjapi është paksa inteligjent kur bëhet fjalë për lumturinë. Di shumë mirë si ta kërkojë dhe ta përjetojë. Lumturia është pikësynimi juaj kryesor dhe fat ju buzëqesh gjithmonë.

Ujori : Ujori duket sikur jeton në një dimension jashtë realitetit, por në të vërtetë janë të tjerët që nuk e njohin dhe kuptojnë këtë realitet. Ju pëlqen mirëqenia dhe suksesi. Jeni gjithmonë të buzëqeshur dhe i vlerësoni marrëdhëniet emotive që krijoni.