Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar hetimet e SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Klosi thotë se ka ardhur koha që Berisha të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari për këtë aferë. I ftuar në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Klosi thotë se Berisha duhej të kishte dalë para drejtësisë që në vitet ’97. E përveç këtyr, Klosi shton se Berisha shpëtoi edhe nga 4 vrasjet në Bulevard që sipas tijishin të programuara.

“Tani po vjen një moment i veçantë. Ai duhet të hapë llogari të paktën për këtë rast. Nuk dha llogari për ‘97 vrau njerëz, dha urdhër të apën depot e armëve, shkatërroi policë, ushtrinë. Që atëherë mbi të duhej të ushtrohej drejtësia. Asgjë gjemb nuk i hyri. E ka merituar shumë herë të jepte llogari dhe s’ka pësuar asgjë. U vranë 4 vetë në bulevard. Ato ishin vrasje të programuara, nuk ishin për të ruajtur godinën. U qëllua mbi ta se ishte programuar vrasja që ai të tregonte se ai zot në këtë vend.
Me hetimin që ka nisur ndaj Berishës, si edhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, Klosi thotë se ka rënë miti i të paprekshmit, pasi kjo tregoi se prokurorët kanë guxim të prekin edhe Berishën.

“Një nga të paprekshmit ishte Berisha. Ka që nga ‘91, ka 32 vjet në pushtet e kam quajtur. Sa herë merreshin vendime të rëndësishëm kishim parasysh Berisha se ca qëndrim do mbajë, se kishte pas vetes një grup militantësh që bënin sherre.
Kishte dijeni. Është i pari që doli deklaroi se kush e bëri vrasjen. Ai bëri një deklaratë. Gaboi, se tregoi që e dinte se Azemi do vritej, ishte në valle. Dhe në plot raste të tjera. Në këshillin e sigurimit që atëherë kishte edhe atribute ekzekutiv, siç është sot konsultativ, flasin edhe ikin. Atëherë merreshin vendime”, tha Klosi. Ish-kreu i SHISH u shpreh se mbështetja e Berishës nga zgjedhjet në zgjedhje po bie.

“Unë them jo. S’mund të bëjë më gjë. Ka dy vite që ka nisur foltoren dhe thotë do ta përmbysim dhe e pamë. Ka akoma njerëz, por një gjë është e sigurt nga zgjedhjet në zgjedhje po duket që ky numër po zvogëlohet. Erdhi koha të japë llogari, problemi më i madh që shoh në këtë çështje se po hetohet Berisha për bëmat e veta. Shpresoj që ky të jetë hapi i parë shumë i madh që sistemi i pandëshkueshmërisë nuk ekziston më”, vijoi Klosi. Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.