Ambasadorja Galit Peleg i bën thirrje Tiranës zyrtare që të shpallë Hamasin organizatë terroriste, ndërsa solli në vëmendje masakrat barbare që militantët kanë kryer në territorin e shtetit hebre përgjatë 7 ditë luftime, duke mos kursyer foshnjat, gratë dhe të moshuarit.
I kam kërkuar qeverisë shqiptare që ta shpallë Hamasin organizatë terroriste, ka shumë shtete që e kanë bërë këtë, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia etj. Për është shumë domethënëse, sepse në momentin që e vendos në këtë listë, atëherë i bllokon të gjitha aktivitetet në vend. Të gjithë e thonë dhe ne jemi dakord, por duhet dhe ligjërisht që Hamas të konsiderohet organizatë terroriste. Duhet të shikojmë aksione. Por pozita e qeverisë tuaj është, shumë mbështetëse ndaj Izraelit.
Politika juaj e kupton shumë mirë pozicionin tonë, dhe çfarë po ndodh. Ata ishin ndër të parët që e dënuan sulmin. Presidenti juaj, kryeministri, kryetarja e parlamentit, ministri i jashtëm, deputetë nga Partia Socialiste apo nga ajo demokratike më kanë shkruar duke më dhënë suport. Por jo vetëm, edhe njerëzit në rrugë me japin suport, dhe besoj e kuptojnë shumë mirë që ky ishte sulm terrorist. Por më duhet ta them se kjo mbështetje na jep shumë kurajo.
Edhe pse zemra ime është në Izrael dhe do të doja të isha atje, një vend i dytë që ndihem shumë mirë është Shqipëria. Ndihem si në shtëpinë time këtu. Njerëzit e kuptojnë dhe kjo është gjë e mirë. Ne kemi patur edhe shumë mbështetje nga Shqipëria në Këshillin e Sigurisë dhe mendoj se populli dhe qeveria shqiptare do të na qëndrojnë pranë edhe në këto kohë të vështira.