Ish-futbollisti i famshëm italian, Paulo Di Canio është treguar shumë i ashpër me ata lojtarë italianë që rezultuan të përfshirë në skandalin e vendosjes së basteve sportive në platforma të jashtëligjshme.
Fagioli ishte i pari që u pezullua me shtatë muaj, ndërsa Tonali, dhe Zaniolo janë në pritje për t’u njohur me kohën që do të pezullohen.
“Ka me miliona gjëra që një futbollist mund të bëjë, le të vendosë baste për qentë, macet apo ku di unë… Por, të vendosësh baste për ndeshjet, atëherë me siguri duhet të ndjehesh bosh. Sigurisht e mira do të ishte që të mos vendosnin fare baste. Mua më duken një budallëk ato”, u shpreh Di Canio.