Arabia Saudite me gjasë do jetë organizatorja e Kupës së Botës 2034, kjo pasi vendi arab duket se është i vetëm në garë pas tërheqjes së Australisë nga oferta.
Këtë të martë, FIFA priste një ofertë nga Azia dhe Oqeania për t’u futur në garë si vend organizator për shfaqjen më të madhe sportive në botë, Botërorin 2034.
Presidenti i Federatës së Futbollit në Australi, James Johnson se vendi i tij ishte “eklipsuar nga mundësitë për të pritur këtë event”. Australia do futet në garë për Kupën e Azisë së femrave 2026 dhe Kupën e Botës për Klube 2029, duke hequr kështu dorë nga Botërori 2034.
Vendimi i Australisë për të mos vazhduar me Kupën e Botës 2034 e lë Arabinë Saudite si ofertuesin e vetëm të konfirmuar. Arabia Saudite njoftoi se do të konkurronte, vetëm disa minuta pasi organi qeverisës global i futbollit (FIFA) bëri thirrje për ofertat e Azisë dhe Oqeanisë më 4 tetor.
Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, organi drejtues kontinental i sportit të cilit i përket Australia, tha se “e gjithë familja e futbollit aziatik” do të qëndrojë e bashkuar në mbështetje të ofertës saudite.