Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se presidenti Vuçiç ia ka dalë në Samitin e Granadas që të shmangë sanksionet nga Perëndimi.

“Serbia u kursye”, ka thënë ajo në Tv Pink. Brnabiç e ka cilësuar situatën pas ngjarjes së Banjskës si një ofensivë dizinformacioni nga Kosova për të ndëshkuar Serbinë.

Kryeministrja serbe ka vënë në dukje se kriza nuk ka kaluar pasi në rajon ka presion të madh, “sidomos nga Kroacia që dëshiron të përfitojë nga situata në Kosovë për t’i vënë sanksione Serbisë”. Një qëndrim ky që shpjegon fare mirë sesi lëviz sot koniunktura në Ballkan.