Partia Demokratike përmes kryetarit, Lulzim Basha, do të depozitojë një amendament që do të ndryshojë ligjërimin publik të politikës e sidomos të deputetëve që shpesh herë janë shmangur ligjit dhe gjykatës përballë akuzës për shpifje. Amendamenti që ka përgatitur PD, do të depozitohet zyrtarisht si nismë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do ti japë fund kësaj shmangie ligjore të deputetëve në rastet kur ata konsumojnë veprën penale të shpifjes.
Amendamenti i iniciuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, do të sanksionojë në ligj që deputeti përballë veprës penale të shpifjes të jetë përballë ligjit njësoj si çdo qytetar tjetër i këtij vendi pa asnjë mbrojtje ekstra ligjore siç ka ndodhur deri tani. Pra, deputetët do të jetë përballë ligjit dhe jo koracës politike që deri tani e ka mbajtur larg ndëshkimit ligjor edhe kur e ka konsumuar publikisht veprën penale të shpifjes. Kryetari i PD, e lajmëroi këtë nismë rreth dy javë më parë në sallën e Kuvendit dhe do të heqë një tjetër nismë ligjore në paktën e propozimeve të PD që janë bërë publike deri tani. Me sa duket kur kane hartuar kete amendament Basha dhe mbeshtetesit e tij kane pasur ne mendje Berishen, i cili ne çdo dy fjale njeren e ka shpifje sipas vete kundershtareve te tij ne PD.