Sali Berisha kërcënoi sot prokuroren Enkeleda Millonai, e cila së bashku me Arben Krajën i bllokun lëvizjen jashtë vendit duke e vendosur në masën detyrim paraqitje, gjithashtu i arrestuan dhëndrin për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Berisha tha sot se Millonai ka mbajtur krahun e Taulant Ballë në raport me dosjen e dhëndrit të tij.
“Jamarbër Malltezi paditi në SPAK për kallëzim të rremë Taulant Ballën. Dhe unë e garantoj Millonain se do ta paguajë ligjërisht aktin e saj të ulët, anti-Kushtetues, shkeljen flagrante që kjo i bën konventës së të drejtave të njeriut, për pagesën që i bën Taulant Balla, duke mbajtur të konfiskuar prej tre vitesh dosjen e vendimit të gjykatës së Lartë, vetëm për të mbrojtur Ballën si plazmore që ajo të mos shkojë në gjykatën Kushtetuese. I them se ti je turpi i drejtësisë, i një zyrtareje dhe ti shkel për interesa, ndjeja, apo emocionet tua, nuk e di, cdo norme dhe etikë të funksionimit të një shtetit. Ti nuk mund ti mohosh një qytetari një proces gjyqësor të drejtë” tha ai.