Sali Berisha ka bërë thirrje që demokratët dhe opozitarët të ngrihen në betejë kundër regjimit të Edi Ramës. Me një video mesazh në faqen e tij në Facebook, shprehet se ora e fitores po afron dhe prandaj të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të luftojmë këtë qeveri që i ka shpallur luftë opozitës dhe pluralizmit në vend.
‘‘Ka 8 vite që me egërsinë më të madhe, përdor pushtetin kundër shqiptarëve. Ne nuk mund të pajtohemi më me këtë situatë, me një Vuçiç të dytë në Tiranë, me një Pashiq shqipfolës në Tiranë. Tani është koha për betejë, tani është koha të ngrihemi. Një komb pa opozitë është një komb pa shpirt. Për çdo shqiptar është koha për të zgjedhur mes kombit dhe flamurit, apo nënshtrimit dhe poshtërimit‘‘.