Biznesmeni i njohur Gjegj Luca ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook, ku tregon se ka punësuar një vajzë të verbër pranë restorantit ‘Rozafa’. Adivija është shembull për shumë njerëz, e cila ndonëse se ka humbur shikimin lufton për jetën dhe tashmë është punësuar falë biznesmenit Gjergj Luca.
“Sytë e shpirtit të kësaj vajze janë më të fuqishëm se viziviteti pamor dhe bashkë me kurajon e saj e bëjnë një qytetare të barabartë mes nesh. Dëshira për punë nuk i ndalet ndaj ne e mirëpritëm në familjen e madhe të Rozafës ku puna është e vërteta jonë. Ne jemi këtu ti hapim derën kujtdo vajze dhe djali që mbi punën e tyre ndërtojnë të ardhmen. Respekte”, shkruan Luca.
Luca ka ndarë edhe një pjesë të bisedës me Adivijen, vajzën e verbër.
Adivija: Kam nevojë për një punë të dytë dhe mendova që kjo është zyra ku mund të trokas dhe mund të shtri dorën.
Luca: Ka probleme me shikimin por punon 5 orë në ditë në një qendër që ka hapur Bashkia e Elbasanit. Ca do bësh tek unë.
Adivija: Ja unë punoj me kompjuter. Ca të më kërkosh ti unë do shkruaj.