Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, lidhur me sulmin ndaj spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza është shprehur se të gjithë civilët izraelitë dhe palestinezë duhet të mbrohen, transmeton Anadolu.
Përmes një mesazhi nga llogaria e tij në median sociale, Blinken ka theksuar se “Ndjen pikëllim të thellë për shkak të ‘shpërthimit’” në spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza” dhe ka shtuar se SHBA-ja mbron mbrojtjen e jetës civile.
“Të gjithë civilët izraelitë dhe palestinezë duhet të mbrohen”, theksoi Blinken në mesazhin e tij. Më parë është njoftuar se ka shkuar në 500 numri i të vdekurve si pasojë e bombardimit nga Izraeli ndaj spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza.