Antonio Cassano vazhdon me provokimet e tij në episodin e radhës të “Bobo Tv”. Ish-sulmuesi thekson se Serie A është një kampionat i dobët dhe prandaj shkëlqen një si Lukaku ndërsa shtoi se nëse nuk do të kishte bark, atëherë edhe ai mund të luante normalisht në elitën e futbollit italian pavarësisht moshës.

“Në Itali unë edhe Vieri do të mund të luanim ende. Unë jam pak i shëndoshë, por nëse nuk do të kisha bark atëherë do të mund të luaja normalisht.

Ky kampionat është shumë i dobët, ja pse edhe një si Lukaku duket sikur shkëlqen”, u shpreh Cassano.