Ka një çmim edhe për Vinicius Junior në ceremoninë e Topit të Artë që po zhvillohet në Paris.

Lojtari i Real Madrid u nderua me çmimin “Sokrates”, një çmim që i jepet brazilianit për veprat jashtë fushe. Vinicius ka financuar hapjen e një instituti në Rio De Janeiro me synimin për të ndihmuar bashkëkombasit e tij, sidomos të rinjtë. Ky çmim është një mirënënjohje e madhe për Vinicius për atë që bën jashtë fushës së lojës teksa tashmë institucioni i brazilianit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje edhe nga sponsorët.

“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, që mund të ndihmoj fëmijët. Është gjithashtu një ëndërr e veçantë të jesh i rrethuar nga kaq shumë lojtarë të mëdhenj. Racizmi? “Unë do të vazhdoj fuqishëm luftën, është një gjë shumë e trishtueshme të flasim për racizëm sot, por ne duhet të vazhdojmë në luftë në mënyrë që njerëzit të vuajnë gjithnjë e më pak”, tha Vinicius pasi mori çmimin “Sokrates”.