Në ditën e 152-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës në Lezhë përkon me ndarjen e çmimeve në prozë, poezi dhe memorialistikë, çmime që mbajnë dhe emrin e kolosit të letërsisë shqipe. Në konkursin letrar 2023 “At Gjergj Fishta” morën pjese 32 autorë me 44 vepra, ndërsa librat u vlerësuan nga juria e përbërë nga emra të njohur si Diana Çuli, Mark Simoni dhe Profesor. Dok Alfred Çapaliku.
“Çdo nderim që i bëjmë këtij emri më shume se sa fjale është gjest është vepër. Pikërisht përfaqësimi dinjitoz i një pjese të madhe të autorëve në këtë konkurs ka qenë shërbimi më i mirë që i është bërë këtij patriarku të madh. Nuk mund të sjellësh vepër të dobët në një konkurs që mban këtë emër kaq të madh, kjo ka treguar jo vetëm ndërgjegje krijuese, por mbi të gjitha respektin ndaj autoritetit të Fishtës”, tha kryetari i jurisë, Mark Simoni. Vepra “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, e shkruar nga Primo Shllaku, u vlerësua me çmimin e “Romanit”. Gjon Marku fitoi çmimin për studime letrare me veprën Studimet letrare “Gazulloret”. Çmimi për poezi u fitua nga poetja nga Kosova Vlora Ademi me veprën letrare ”Katërdhetë e Pak”.
Çmimet At Gjergj Fishta, e kthyer në traditë në Lezhë, ka sjellë rritje të interesit të shkrimtarëve për të marre pjesë, duke synuar që të bëjnë pjesë të vlerësimit për ta edhe këtë çmim që u është akorduar shume shkrimtarëve të mëdhenj, e ndërkohë rikthen në vëmendje figurën e poetit At Gjergj Fishta.