Paul Pogba po përjeton momentin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Rikthimi te Juventusi u shoqërua me dëmtime të shumta, teksa mesfushori francez rezultoi pozitiv me testosteron në një test dopingu më 20 gusht. Pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën nuk u aktivizua. 30-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në 2016, ka kryer kundër-analizën. Dhe përgjigja është e njëjta: Pogba doli sërish pozitiv për përdorim dopingu.
Halili: Ne zbatojmë kontratën, Ahmataj trajner i përkohshëm!
Tani do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Antidoping nëse nuk zgjidhet një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Analizat e reja nuk sollën ndryshimin që pritnin te Juventusi. Dhe Pogba do të përballet me një skualifikim të gjatë deri në 4 vite! Ndërkohë, drejtuesit e Juves, që kanë pezulluar lojtarin, duhet të gjejnë një tjetër mesfushor në merkaton e janarit. Bardhezinjtë pritet të ndërpresin kontratën me Pogba, i cili pothuajse e ka mbyllur me futbollin aktiv pas konfirmimit të marrjes së dopingut.