Deputetët e opozitës javë pas jave po paraqiten herë me shalqi, here me trangull, e herë me bukë me vete në Kuvend, si Dash Sula këtë të enjte, për të treguar se populli vuan.

“Një luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese e cila thuajse është totalisht nën uzurpimin e qeverisë.

Ndërkohë që kryetarja e gjykatës atje do të marrë 8-10 milionë, pensionistëve i shtohen 500 lekë në ditë, kjo është e tmerrshme.

Në shenjë proteste do të doja të protestoja për këtë gjendje ku ndodhen prindërit tanë. Polarizimi i shoqërisë është i tmerrshëm.

Është e turpshme edhe për mua, që jam deputet i parlamentit, kam atë rrogë aq të lartë dhe e kam kundërshtuar, ndërkohë shtresat në nevojë nuk mbushin dot barkun me bukë”, tha ai.