E ftuara e radhës në emisionin “Glamour” në televizionin “Ora News” ishte dedektivja private Shkënda Lili, e cila na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, dedektivja zbuloi edhe një kuriozitet sa i përket arsyes se pse gratë e poltikanëve që edhe kur kapen në tradhti, nuk ndahen nga bashkëshortët e tyre.

“Në zyrën time janë të gjitha kategoritë që duan të bëjnë investigime, duke filluar nga njerëz të thjshtë dhe duke vazhduar tek këta që thatë ju (politikanët). Absolutisht që ka.

Si mendon ti: tradhtojnë apo jo poltikanët?! Sigurisht që i kam kapur në tradhti dhe ata.

Gruaja e një politikani nuk vjen për të ditur a e tradhton ai apo jo, se dua të ndahem nga ky person. Ajo kërkon të dijë për të mbuluar gjërat e saj, për pasuri e të tjerat, për t’i bërë “presion”, dhe jo për të shkuar në ndarje për të vuajtur”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.