Rrebeshet e shiut që ranë mbrëmjen e së mërkurës dëmtuan parcelat e mbjella me patate në fushat e Divjakës. Për shkak të strukturës ranore të tokës, kokrrat e patates ende në zhvillim kanë dalë në sipërfaqe. Shumë degë e lastarë janë thyer nga era e fortë.

“Po shfrytëzojnë përmirësimin e motit sot për të rikuperuar sa të mundin dëmin, duke mbuluar kokrrat e dala në sipërfaqe nga reshjet. Nëse vashdon shiu do të ulë më tej të rendimentit të pritshëm. asnjë prej tyre nuk e ka të siguruar prodhim nga fatkeqësitë natyrore dhe shpresën e kanë nga zoti”, thanë fermerët.

Këtë vit bujqësor sipërfaqet e mbjella me patate janë tepër të larta krahasuar me vitet e tjera, çka do të thotë që edhe humbjet do të jenë të mëdha.