Pavarësisht se arritën një fitore të rëndësishme, në UEFA Champions League, ndaj “shqiponjave” të Benfica, jo gjithçka shkoi “vaj” për tekniku Simone Inzaghi, i cili tanimë duhet të vuajë mungesën e mesfushorit, Hakan Calhanoglu, në sfidën ndaj Bologna.
Mirëpo, mungesa e “arkitektit” turk në mesin e fushës është një “ogur” i mirë për “legjionarin” tonë, Kristjan Asllani, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane e ka të garantuar vendin e titullarit, në sfidën e mesditës të së shtunës, ndaj skuadrës së Bologna.
“Katalizatori” 21-vjeçar i mesfushës po kthehet pak nga pak, në të “preferuarin” e teknikut Inzaghi, teksa deri më tani ka marrë pjesë në 5 sfida, në këtë fillim sezoni, mes kampionatit e Champions League, duke nisur dhe njërën prej tyre, atë ndaj Real Sociedad, si titullar.