Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në gjimnazin “Hydajet Lezha” të qytetit të Lezhës, ku pas një diskutimi të ashpër nënësi goditi me karrige mësuesen, duke i shkaktuar fraktura të rënda.
Sipas vetë nxënësve që ishin të pranishëm në klasë, sherri ka nisur pasi mësuesja i ka përmendur babin që i kishte ndërruar jetë djalit, ky i fundit më pas në gjaknxehtësi e sipër ka ngritur karrigen dhe e ka qëlluar duke e shtrirë përtokë, si dhe i ka shkaktuar fraktura në trup.
“Për eshtrat e babit tat e timit nuk kam me të kaluar”, kjo është fjalia që dëshmitarët pretendojnë se mësuaesja i ka thënë nxënësit.
Pas ngjarjes nxënësi është shoqëruar në polici, ndërsa mësuesja në spital. Ndërkohë që mësuesit e tjerë kanë bojkotuar mësimin pas kësaj ngjarjeje, ku i dhunuar ka mbetur një kolegia e tyre.