Një person i pajetë është gjetur në afërsi të kufirit në fshatin Ponçarë të Devollit.

Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.

Viktima është identifikuar dhe mësohet se është banor i Lushnjës, rreth 60 vjeç.

Po bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.