Report Tv zbulon emrin e prokurorëve që firmosën masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e cila ka firmosur dhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ndërkohë janë pranuar nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka.
Mësohet se janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti, veç Malltezit dhe Sali Berishës.