Një familje nga Lezha është gëzuar nga ardhja në jetë e fëmijës së shtatë.

Hana është vajza e gjashtë që i bashkohet familjes, së bashku me vëllanë. E ëma lindi vajzën në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa përfitoi bonusin e bebes prej 120 mijë lekësh.
Rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare nga qeveria shqiptare për çdo të porsalindur në pesë vitet e fundit.

Ky program do të vijojë të mbështesë familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Vendimi i prindërve Neta dhe Arbri për të sjellë në jetë fëmijën e shtatë është shembull frymëzues për shoqërinë tonë dhe familjet e reja në një kohë që treguesit edhe në nivel botëror dëshmojnë uljen e numrit të lindjeve. Programet dhe politikat sociale të qeverisë do të vazhdojnë të mbështetësin nënat me tre apo më shumë fëmijë”.
Ndërkohë, mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni” inkurajojnë familjet shqiptare për të përmirësuar lindshmërinë që është ulur në të gjithë botën.