Fifi dhe Graciano i nisën provat duke ironizuar Atalantën dhe charlestonin e kërcyer të premten e kaluar. Pas disa momentesh, këngëtarja vendos të mbyllë gojën me ngjitës dhe më pas Gracianos gojën dhe duart. Mes tyre krijohet një situatë fillimisht gazmore pas këtij veprimi, por Graciano më pas acarohet. Fifi shprehet se kurrë s’do të merret me justifikime për kilogramët dhe të krahasohet me të tjerët, pasi do të shohë vetëm punën e saj.
Fifi: Më dëgjove duke fol, s’më dëgjon më.
Graciano: Kësaj radhe kemi perla, do të fluturosh, do hipësh në skenë dhe do vendosim motor, do hapësh krahët dhe do sillesh nëpër skenë, këtë javë kemi charlestone.
Sardi dhe Erisa vendosin të shkruajnë dy letra publike për situatën mes Ronaldos dhe Oltës në show, ku i kërkojnë takim publik për sqarim mes të dyve. Pas kësaj, Erisa ndjehet xheloze përse Sardi kërkon t’ia dorëzojë vetë letrën Oltës. Sa i përket koreografisë së kësaj jave, Sardi kërkon të shtojë lëvizje të tjera për të bërë diferencën nga të tjerët të premten.
Nga ana tjetër, provat mes Enxhit dhe Silvesterit janë më të qeta. Enxhi ka nisur provat duke menduar për mamanë e saj, ndërsa i ka treguar Silvesterit marrëdhënien e ngushtë me të ëmën dhe sakrificat që ka bërë ajo për ta rritur vetëm. Po ashtu, i ka rrëfyer balerinit edhe pengun që ka nga babai. Ata kanë zgjedhur që të kërcejnë jive këtë javë, ndërsa pretendojnë që ky është zhanri më i vështirë dhe që kërkon më shumë aftësi në skenë.