Ndryshon sërish skema për të për caktuar klubin kampion të Kategorisë Superiore për sezonin 2023-2024. “Panorama Sport” zbulon se FSHF, në heshtje të plotë, në ndryshim nga vendimi i parë që Komiteti Ekzekutiv mori më 18 korrik 2023 për atë që do të ndodhte në “Final 4” pasi të mbylleshin 36 javë kampionat, së fundmi ka botuar në rregulloren e aktivitetit një tjetër formulë për skuadrën që në fund do të ngrejë trofeun.

Superiore trofeu FSHF

Pra, nëse fillimisht klubet dhe opinioni sportiv ishin njoftuar zyrtarisht se në “Final 4” fituese do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në tri ndeshje, tashmë është e kundërta.

Kampionia e këtij sezoni do të shpallet me një skemë të ngjashme si të Kupës pas përfundimit të kampionatit, që do të thotë fillimisht ka një gjysmëfinale dhe më pas një finale për titullin.

Në këtë “play off” favorizohen në ndeshjen e parë që konsiderohet si gjysmëfinale skuadrat e renditura më mirë pas 36 javëve, të cilave u mjafton edhe barazimi për të kapur finalen. Më pas në finale do të jetë siç ndodh në Kupë, ku nëse do të ketë barazim brenda kohës së rregullt, do të ketë edhe shtesë apo penallti. Skuadrat e eliminuara do të zhvillojnë një finale mes tyre për të përcaktuar ekipin e vendit të tretë që merr pjesë në Ligën e Konferencës.

VENDIMI I PARË- Më 18 korrik 2023, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi vendimin për ndryshimin e formatit të kampionatit, që hyri në fuqi për sezonin 2023- 2024. Sipas njoftimit që bënte FSHF-ja në faqen e saj zyrtare në atë datë, ndër të tjera citohej:

“Vendimit për ndryshimin e formatit i paraprijnë disa raunde diskutimesh dhe konsultash mes përfaqësuesve të federatës, drejtuesve dhe presidentëve të klubeve, ku u propozuan disa variante të ndryshme dhe në fund u ra dakord për formatin që u kalua për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së.

Ndryshimi i skemës së kampionatit ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve, për të promovuar më shumë kampionatin apo edhe për t’u dhuruar tifozëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv në fundin e garës.

Gjithashtu, synohet që ky ndryshim të sjellë edhe më shumë të ardhura për klubet shqiptare në përfundim të sezonit. Sipas skemës së re, kampionati do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të, ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë “play off”. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tri ndeshje. Të katërta ekipet e nisin me 0 pikë, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” sipas skemës së mëposhtme:

JAVA 37

1-4

2-3

JAVA 38

3-1

4-2

JAVA 39

1-2

3-4

Sipas rregullores së klasifikimit, nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit.

Ekipi fitues i “Final 4” do të shpallet kampion dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa dy ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.

Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në tri vendet e para të “play off”-it ‘Final 4’, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të katërt të renditur në “play off”, “Final 4”. Tashmë ky vendim i marrë në korrik nga FSHF-ja zhbëhet, pasi gjithçka është ndryshuar.

SI DO TË JETË “FINAL 4”- Por si do të jetë zyrtarisht “Final 4”? Pas përfundimit të 4 fazave, skuadrat e renditura në vendet 1, 2, 3 dhe 4 do të zhvillojnë ndeshje “play off” sipas shortit më poshtë:

* Në vazon e parë do të jenë ekipet e renditura në vendet 1 dhe 2, ndërsa në vazon e dytë ekipet e renditura në vendet 3 dhe 4; Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin “Air Albania”. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

* Dy ekipet finaliste do të zhvillojnë ndeshje me një takim në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar ekipin kampion. Në rast se do të ketë barazim pas 90 minutave të lojës së rregullt do të ketë: Shtesë 2 x 15 minuta ose penallti. Për të përcaktuar emërtimin e ndeshjes finale “Final 4”, do të hidhet short i lirë.

* Dy ekipet e eliminuara do të zhvillojnë ndeshje me një takim në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar ekipin e vendit të tretë, i cili do të jetë pjesëmarrës në turin e parë të Conference League. Për të përcaktuar emërtimin e ndeshjes së vendit të 3-të të “Final 4”, do të hidhet short i lirë. Në rast se do të ketë barazim pas 90 minutave të lojës së rregulltë do të ketë shtesë 2 herë nga 15 minuta ose penallti.

SI DO TË JETË “FINAL 4”- Por si do të jetë zyrtarisht “Final 4”? Pas përfundimit të 4 fazave, skuadrat e renditura në vendet 1, 2, 3 dhe 4 do të zhvillojnë ndeshje “play off” sipas shortit më poshtë:

* Në vazon e parë do të jenë ekipet e renditura në vendet 1 dhe 2, ndërsa në vazon e dytë ekipet e renditura në vendet 3 dhe 4; Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin “Air Albania”. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

* Dy ekipet finaliste do të zhvillojnë ndeshje me një takim në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar ekipin kampion. Në rast se do të ketë barazim pas 90 minutave të lojës së rregullt do të ketë: Shtesë 2 x 15 minuta ose penallti. Për të përcaktuar emërtimin e ndeshjes finale “Final 4”, do të hidhet short i lirë.

* Dy ekipet e eliminuara do të zhvillojnë ndeshje me një takim në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar ekipin e vendit të tretë, i cili do të jetë pjesëmarrës në turin e parë të Conference League. Për të përcaktuar emërtimin e ndeshjes së vendit të 3-të të “Final 4”, do të hidhet short i lirë. Në rast se do të ketë barazim pas 90 minutave të lojës së rregulltë do të ketë shtesë 2 herë nga 15 minuta ose penallti./Panorama Sport