Publikohen formacionet e El Clasicos. Barcelona pret Realin e Madridit në “Estadio Olimpico”, për llogari të javës së 11-të në La Liga. Trajnerët Xavi dhe Carlo Ancelotti kanë zgjedhur “luftëtarët” e përballjes së zjarrtë mes dy skuadrave historike.

Polaku Lewandowski, i cili pësoi një dëmtim në gju më 5 tetor, do e fillojë takimin nga pankina për kampionët në fuqi të Spanjës. Ndërkohë që rikthehen në formacionin e Barcelonës emra si Gavi, Balde dhe Christensen. Nga ana tjetër, goleadori Jude Bellingham do të luajë El Clasicon e parë në karrierë, me shpreson për të shënuar e festuar edhe ndaj Barçës.

Italiani Ancelotti ka zgjedhur francezin Mendy në krah të majtë, me Camavingan që ulet në stol. Aty ku qëndron edhe Luka Modric, ndërkohë që treshja e mesfushës së Realit formohet nga Kross, Valverde dhe Tchouameni. Barcelona-Real Madrid do të transmetohet live në SuperSport 2, duke nisur prej orës 16:15.