Ngjarja kryesore e 24 orëve të fundit është arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Një ngjarje që ka të bëjë me kompleksin Partizani.

Nga kjo situatë nuk ka ngelur pa u thumbuar edhe Sali Berisha nga tifozët e Partizanit. Ultras Guerrils me anë të një foto të kompleksit të vjetër të klubit Partizani në “InstaStory” kanë ironizuar ish-kryeministritn.

Kujtojmë që Sali Berisha është marrë si i pandehur nga SPAK dhe i është dhënë masa paraprake detyrim paraqitje.