Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi duket se është një romancë me një vajzë misterioze që i ka rrëmbyer zemrën.
Postimi i fundit në “Instagram” i 26-vjeçarit ka shuar çdo dyshime, duke i uruar ditëlindjes personit të zemrës.
“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkruan Seferi në foton e publikuar në “InstaStory”, por pa zbuluar identitet.
Gjithsesi emrin e vajzës, sulmuesi e ka zbuluar disa ditë më parë, kur shënoi dy gola kundër Republikës Çeke në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.
Ajo quhet Arjeta Demiri, e cila kishte postuar golat që Seferi shënoi duke shkruar: Shumë krenare për ty dashuria ime”, me këtë të fundit që e ripostoi.
Gjithsesi vajza në fjalë ka zgjedhur që të qëndrojë sekret, duke mos postuar asnjë foto në rrjetet sociale.