Në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, Holanda vendase humbi 1-2 me Francën në grupin B kualifikues, me vendasit e Koeman që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit. Miqtë e Deschamps iu falën formës fantastike të Mbappe, që shënoi dopietë në minutat 7-të dhe 53.

“Tulipanët” u kujtuan vonë, duke shkurtuar shifrat vetëm në minutën e 83 me Hartman. Pas këtij suksesi, Franca me 18 pikë mban kreun e grupit, duke siguruar edhe matematikisht kalimin për në fazën finale të “Gjermani 2024”. Pas “Gjelave” qëndron Greqia me 12 pikë dhe më pas Holanda me 9 pikë.