Pas ndeshjeve të Kombëtares, legjionarët kuqezi janë rikthyer pranë klubeve të tyre dhe një pjesë kanë pasur mundësinë edhe të jenë në fushën e blertë. Ai që ka spikatur më shumë ka qenë Mario Mitaj, i cili në ndeshjen e fundit të Lokomotiw Moscow është pozicionuar si mesfushor me tipare mbrojtëse dhe është vlerësuar si “Lojtari i ndeshjes” kundër Dinamo Moscow.
Në Itali këtë fundjavë kanë pasur mundësinë të luajnë vetëm Berat Gjimshiti dhe Marvin Çuni, ndërsa një pjesë i kanë të programuara ndeshjet për të hënën. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fitoren e Atalantas kundër Genoas dhe u vlerësua me notën 7.5, ndër më të mirët nga të dyja ekipet. Vlerësim pozitiv edhe për sulmuesin Marvin Çuni, nota 7.1 nga Sofascore. I riu u aktivizua në minutën e 56-të në duelin e Frosinone në transfertë ndaj Bolognas.
Në La Liga Myrto Uzuni luajti për 30 minuta si zëvendësues për skuadrën e Granada, në humbjen e pësuar kundër Osasuna. Ivan Balliu ishte titulllar për Rayo Vallecano dhe u vlerësua me notën 7 për paraqitjen e tij në fitoren kundër Las Palmas. Vlerësim super për Keidi Baren, nota 7.9, në duelin që Espanyol e humbi në shtëpi ndaj Leganes.
Titullar ishin edhe Sokol Cikalleshi e Qazim Laçi në Turqi e Çeki me Konyaspor e Sparta Praha. Sulmuesi kuqezi kishte përballë Endri Çekiçin, titullar me Pendikspor. Minuta mori edhe Ernest Muçi me Legian në Poloni, ndërsa Klaus Gjasula në Bundesliga me Darmstadt luajti 30 minuta ndaj Leipzig. Në Belgjikë Arbnor Muj