Milan i gëzohet dy rikthimeve të rëndësishme në prag të ndeshjen kundër Juves, që luhet këtë të dielë. Ekipit të trajnerit Stefano Pioli janë gati t’i bashkohen Pierre Kalulu dhe Rade Krunic. Mediet italiane raportojnë se të dy lojtarët janë rekuperuar nga dëmtimet e tyre përkatëse dhe për këtë arsye janë gati për të zbritur në “San Siro” në sfidën e kësaj fundjave.

Në pikëpyetje është edhe Ruben Loftus-Cheek, i cili ka probleme muskulore. Mesfushori anglez raportohet se kreu punë të personalizuara në fushë sot dhe për këtë arsye mbetet një dyshim i fortë për rikthimin e tij për sfidën ndaj Juventusit.