Në orën 15:00, në “Stadio Olimpico”, “shqiponjat” romake të Lazio do të presin “bergamaskët” e Atalanta, sfidë kjo e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar “shqiponjat” e tij me fromulën, 4-3-3, ku në portë është Provedel e para tij në mbrojtje Hysaj, Ruggeri, Casal e Marusic. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Luis Alberto, Rovella e Guendouzi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Zaccagni, Castellano e Felipe Anderson.

Në krahun tjetër, tekniku Gianpaolo Gasperini i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij, me formacionin 3-4-1-2, ku në portë është pozicionuar Musso e para tij treshja e mbrojtjes, Scalvini, Gjimshiti e Kolasinac. Në krahët e mesfushës janë Zappacosta e Ruggeri, ndërsa qendra mbulohet nga De Roon e Ederson. Më i avancuar është Pasalic, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja De Ketelaere e Scamacca.