Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump u shfaq sërish në dyert e gjykatës për për t’u përballur me akuzat për mashtrim civil, nën synimin për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Gjyqi i mashtrimit, një nga disa betejat ligjore kundër 77-vjeçarit, mund të ndalojë potencialisht ish-presidentin të bëjë biznes në shtetin e New York-ut. Kjo situatë konsiderohet si kërcënim për perandorinë e biznesit të Trump.
Edhe këtë herë ish-lideri amerikan nuk kurseu ironitë për rivalët, të cilët i akuzon për të gjithë organizimin e shkeljeve të pretenduara, nën arsyetimin se kërkojnë të pengojnë kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme, në të cilat ai kërkon të marrë sërish drejtimin e vendit. Donald Trump në deklaratën për mediat tha se gjyqi i tij për mashtrim është një “gjueti shtrigash”, njëkohësisht e quajti prokurorin e përgjithshëm të shtetit që e ngriti çështjen “të korruptuar”.
Ndër të tjera ia shtoi se ky gjyq mund të ishte bërë vite më parë por kanë gjetur momentin në mes të fushatës elektorale. Gjykatësi i Nju Jorkut, në akuzat e drejtuara Trump dhe dy djemve të tij, raporton se ata kryen mashtrime duke shtuar vlerën e pasurive të paluajtshme dhe aseteve financiare të Organizatës së tij për vite me radhë. Nga ana tjetër prokurorja e përgjithshme kërkon 250 milionë dollar, njëkohësisht heqjen e Trump dhe djemve të tij nga menaxhimi i perandorisë familjare të biznesit.