Champions League mbylli javën e tretë të ndeshjeve në grupe. Këtë të mërkurë gjithçka nisi me dy ndeshje në 18:45. Barcelona fitoi 2-1 kundër Shakhtar Donetsk, teksa Feyenoord mposhti në Roterdam 3-1 Lazion. Në 21:00 PSG fitoi 3-1 me Milanin në Paris. Tri pikë edhe për Dortmund, Man. City dhe Porto.

Në stadiumin “De Kuip” në Roterdam, Feyenoordi vendas fitoi 3-1 kundër Lazios për raundin e tretë në grupin E të Champions League. Përballja u hap në minutën e 31-të nga Gimenez, ndërsa pjesa e parë u mbyll me golin e Zerrouki për avantazhin e dyfishtë të vendasve. Në pjesën e dytë ishte sërish Gimenez që shënoi dopietën personale dhe golin e tretë për Feyenoord. Në fund kishte vend edhe për golin e Lazios, me Pedron që në të 83 minutë realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Te Lazio në pjesën e parë luajti Hysaj, që shkaktoi autogol në të 25 minutë, por për fat të tij gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Pas këtij suksesi, Feyenoord me katër pikë shkon përkohësisht në krye të grupit. Lazio me katër pikë qëndron në vendin e tretë.

Barcelona mundi 2-1 Shakhtar Donetsk për raundin e tretë në grupin H të Champions League. Katalanasit nuk e patën të vështirë këtë duel, duke e kontrolluar dhe siguruar nëntë pikë pas tre ndeshjeve të para në grup. Gjithçka u hap në minutën e 28-të, me Ferran Torres që përfitoi nga topi i kthyer nga shtylla për ta dërguar në rrjetë. Vetëm tetë minuta më vonë, i riu Lopez shënoi golin e dytë për vendasit në stadiumin “Olimpik” në Barcelonë. Në pjesën e dytë Sudakov shkurtoi për ukrainasit, me Shakhtar që i shënon golin e parë Barçës pas 242 minutave në këto ndeshje të Champions. Barcelona me nëntë pikë shkon në krye të grupit, teksa Shakhtar me tri pikë mban vendin e tretë.

PSG fitoi 3-0 kundër Milanit për raundin e tretë në grupin F të Champions League. Me këtë rezultat italianët janë në vështirësi serioze për kalimin më tej. Dueli u hap në minutën e 32 nga Mbappe. Sulmuesi bëri çfarë deshi dhe e la topin pas krahëve të Maignan. Në minutën e 53 ishte Kolo Muani që shënoi pas asistit të Dembele, duke hedhur “në tapet” Milanin. Në fundin e ndeshjes, pikërisht në të 89 minutë Lee Kang shënoi për 3-0. Pas këtij suksesi PSG me gjashtë pikë është në krye të grupit, teksa Milan me dy pikë mban vendin e fundit.

Manchester City ka marrë tri pikët e radhës teksa ka fituar 1-3 kundër Young Boys për raundin e tretë në grupin G të Champions League. Me nëntë pikë të plota “Qytetarët” janë me një këmbë drejt kalimit më tej. Gjithçka u hap në pjesën e dytë, me Akanji që shënoi për Cityn në minutën e 48-të. Elia barazoi në minutën e 52, ndërsa duhej penalltia e Haaland për epërsinë e “Qytetarëve”. Sërish norvegjezi në të 86 minutë shënoi për 1-3. Me nëntë pikë City është në krye të grupit, duke lënë pas Leipzig, Young Boys dhe Crvena Zvezda.

Champions League – raundi 3 – e mërkurë:

Grupi E

18:45 Feyenoord 3-1 Lazio (Gimenez 31′, 74′, Zerrouki 45+2′ / Pedro 83′)

21:00 Celtic 2-2 Atletico Madrid (Furuhashi 4′, Palma 28′ / Griezmann 25′, Morata 53′)

Grupi F

21:00 Newcastle 0-1 Borussia Dortmund (Nmecha 45′)

21: 00 PSG 3-0 Milan (Mbappe 32′, Kolo Muani 53′, Lee Kang 89′)

Grupi G

21:00 Leipzig 3-1 Crvena Zvezda (Raum 12′, Simons 59′, Olmo 84′ / Stamenic 70′)

21:00 Young Boys 1-3 Man. City (Elia 52′ / Akanji 48′, Haaland 67′, 86′)

Grupi H

18:45 Barcelona 2-1 Shakhtar Donetsk (F. Torres 28′, Lopez 36′ / Sudakov 62′ )

21:00 Royal Antwerp 1-4 Porto (Yusuf 37′ / Evanilson 46′, 69′, 84′, Eustaquio 54′)

Renditja: