Banesa e reperit të njohur, Mozzik ka rënë pre e grabitjes.

Sipas medias kosovare, Sinjali grabitësit kanë vjedhur në banesën e reperit 100 mijë euro cash, stoli në vlerë 200 mijë euro dhe disa armë. Mësohet se ka qenë vetë reperi ai i cili ka denoncuar rastin pranë organeve të drejtësisë e të sigurisë.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka bërë me dije se autorët ende nuk janë identifikuar ndërsa kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.