Sipas asaj që u njoftua nga milicët e Hamasit, të paktën pesë ushtarë izraelitë janë rrëmbyer gjatë operacionit që Hamasi nisi mëngjesin e sotëm nga Gaza kundër Izraelit.
Videot në mediat sociale të postuara nga vetë milicët tregojnë ushtarë izraelitë me duar të lidhura dhe gjoks të zhveshur të shtrirë në tokë.