Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka përshkruar sulmin e Hamasit të 7 tetorit si “një nga mizoritë më të rënda të kohëve moderne” dhe akuzoi grupin e armatosur të Hezbollahut në Liban se po “luan me zjarrin” në veriun e vendit.
Në një dalje publike me Emmanuel Macron, Herzog tha se ishte i shqetësuar nga rritja e antisemitizmit në mbarë botën, duke përfshirë Francën, dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të vendosura.
Ai e përshkroi situatën në luftën e Izraelit me Hamasin si “jashtëzakonisht të komplikuar”, duke thënë se Izraeli kërkon “lirimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve të rrëmbyer”.
Sakaq, Herzog akuzoi Iranin për nxitje të tensionit midis Hezbollahut dhe Izraelit dhe tha se grupi paramilitar libanez “po luan me zjarrin” në kufirin mes vendeve.
Ai u shpreh se nëse Hezbollahu përfshieht në luftë, duhet të ketë të qartë se Libani do të “paguajë çmimin” si kundërpërgjigje e Izraelit.