Horoskopi javor 9- 15 tetor 2023 nga Christine Haas

Dashi

Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do kaloni një javë shumë të këndshme pranë partnerit. Ambienti do jetë pasionant dhe do bëni edhe projekte mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni sharmante. Të qenit edhe realistë do iu bëjë të zgjidhni personin e duhur. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni probleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë. Në punë do jeni shumë punëtorë dhe do arrini atje ku keni dashur. Suksesi do jetë i sigurt.

Demi

Mos lejoni askënd t’iu imponojë të vëni diçka këtë javë dhe bëni ato që do ndieni. Nën influencën e Marsit, partneri do tregohet mjaft arrogant ndonjëherë dhe kjo mund ta përkeqësoje lidhjen tuaj. As ju dhe as ai nuk do bëni lëshime. Venusi do të favorizojë takimet për ju beqarët. Njihuni më shumë dhe në fund vendosni për të duhurin. Financat nuk do jenë të këqija, por Plutoni do iu shtyjë të shpenzoni më shumë sesa duhet. Mos mendoni vetëm për të tashmen. Shëndeti do filloje të përmirësohet dita ditës dhe në fund të javës do jeni në gjendje shumë të mirë. Hëna do iu bëjë të mos i mendoni shumë gjërat në punë. Nëse iu duhet të merrni një vendim me rëndësi prisni edhe disa javë.

Binjakët

Perspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni probleme me tretjen. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë.

Gaforrja

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jetë i garantuar.

Luani

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Virgjëresha

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Peshorja

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.

Akrepi

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Shigjetari

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet dhe të kripurat. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Bricjapi

Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Mjedisi yjor do favorizoje jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Ujori

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Ata që janë në një lidhje do kalojnë çaste fantastike sepse do ju plotësohen edhe ëndrrat më të mëdha. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie serioze. Edhe financat do jenë të begata. Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do e keni të mundur të bëni çdo investim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e shefave dhe më pas të vendosni ju vetë se çfarë do bëni. Priten arritje, por do ju duhet të kaloni disa pengesa.