Dashi

Mbani distancë nga njerëzit që përhapin thashetheme. Refuzoni të tërhiqeni në biseda shkatërruese. Të qenit i vërtetë me veten është ajo që është me të vërtetë e rëndësishme dhe nuk do të ketë rëndësi për ju se çfarë thuhet rreth e rrotull.

Demi

Nuk do të keni problem të shtyni planet familjare nëse një i afërm ka nevojë për ndihmë. Të qenit në gjendje të kuptoni perspektivat e njerëzve të tjerë do të frymëzojë harmoni më të madhe në botën tuaj profesionale. Nuk e keni aspak të vështirë t’i shihni gjërat me sytë e të tjerëve.

Binjakët

Nuk doni të merrni vendime të nxituara. Ju keni mësuar nga përvoja se ndonjëherë ia vlen të hezitoni. Keni ndërmend të mendoni gjatë për një ofertë emocionuese për të rritur të ardhurat tuaja. A është kjo vërtet aq e mirë sa tingëllon?

Gaforrja

Qëndroni aktiv, qëndroni vigjilentë dhe bëni çmos për të shmangur njerëzit që dihet se i shmangen përgjegjësive të tyre. Bëhuni gati për të hyrë në veprim kur të dëgjoni për një mundësi të mirë pune. Synimet drejt të cilave po shkoni, së shpejti do të jenë të arritshme. Bëni një përpjekje të vendosur për të qëndruar në objektiv.

Luani

Dikush që po përpiqet të marrë vendime për ju, po ju shtyn shumë larg. Ju duhet t’u tregoni atyre se keni mendjen tuaj. Rezultatet e një testi, audicioni ose interviste do të arrijnë herët. Do të jetë një lehtësim i madh që më në fund pritja ka marrë fund.

Virgjëresha

Më në fund do t`ju duket duket sikur po i rregulloni disa nga problemet financiare. Vendimi më i mirë që do të merrni do të jetë ndryshimi i roleve me një partner që nuk ka qenë përgjegjës për financat. Nëse përparimi do të thotë të shpenzoni më pak, të paguani faturat e mëdha dhe të udhëhiqni një mënyrë jetese më të kursyer, kështu qoftë.

Peshorja

Humori i zellshëm do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave tuaja. Ju keni çdo të drejtë të krenoheni me punën tuaj. Mundësitë e reja do t’ju lejojnë të shprehni kreativitetin. Eskpertiza juaj kërkohet shumë dhe kjo ju jep një shans për të eksploruar një sërë opsionesh të ndryshme.

Akrepi

Po përpiqeni shumë për t`i bërë të tjerët të lumtur. Vendimi për të marrë pjesë në disa ngjarje, por jo në të tjera, nuk do t’i kënaqë të gjithë. Mos u hidhni në mbrojtje. Shpjegoni se ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira.

Shigjetari

Sa më i shoqërueshëm të jeni në vendin e punës, aq më pozitivisht do të trajtoheni nga të tjerët dhe aq më shumë do t’ju duhet të buzëqeshni. Klientët dhe kolegët do të përgjigjen në mënyra miqësore dhe dikush që vlerëson aftësitë tuaja do të vendosë për punën tuaj të re.

Bricjapi

Të gjithë duan të lënë një përshtypje të mirë. Ju dëshironi të tërhiqni vëmendjen e një punëdhënësi të mundshëm. Diskutoni se si kontributet tuaja mund të bëjnë një ndryshim. Jeni tepër të talentuar dhe nuk do të keni asnjë problem të bindni njerëzit për aftësitë tuaja gjatë intervistave për punë.

Ujori

Për shkak se nuk keni mundur t’i jepni një projekti aq kohë sa do të kishit dashur, ai ka pësuar një sërë pengesash. Nuk është se kjo sfidë është përtej aftësive tuaja. Nëse jeni në gjendje t’i kushtoni më shumë vëmendje, thjesht mund ta ktheni atë në një sukses. Ti e di që mund ta bësh këtë, ndaj pse mos…?

Peshqit

Do të duhet kohë dhe durim për të fituar kualifikime të reja, por do ia vlejë. Pasja e kësaj certifikate do t’ju sjellë një punë shumë më të mirë. Mos i thoni vetes se do të ishte humbje kohe për të marrë një diplomë të avancuar ose për të aplikuar për një licencë. Kjo është një kohë e mirë për të përmirësuar arsimimin tuaj në një farë mënyre.