Sipas astrologëve, shenjat e mëposhtme nuk dinë t’i menaxhojnë paratë dhe i shpenzojnë për gjëra të panevojshme. A jeni ju?

Shigjetari
Ata punojnë shumë për të fituar para, por nuk janë shumë të mirë në mbajtjen e tyre. Nuk u pëlqen të bëjnë kompromis kur bëhet fjalë për të kaluar një kohë të mirë dhe aventura. Për ta, përvojat e jetës janë më të rëndësishme se sa balancat bankare. Dhe ky faktor mund të çojë në probleme financiare.

Peshqit
Peshqit janë një shenjë vetëmohuese. Fillimisht mendojnë për të tjetër, pastaj për veten. Ata dhurojnë, ndihmojnë një mik në nevojë edhe nëse kanë më pak para. Ata hyjnë në borxhe ose përdorin kartën e tyre të kreditit. Ata nuk mendojnë dy herë përpara se të investojnë në diçka që ata mendojnë se është e vlefshme edhe nëse nuk mund ta përballojnë atë në atë kohë.

Ujori
Ujori është një shembull i vërtetë i një personi që bën gjithmonë gjëra të mëdha. Për shembull, ai do të blejë një telefon të ri, edhe nëse celulari i tij është në rregull. Mungesa e konsistencës në shpenzime mund të çojë në probleme më vonë.

Luani
Në përgjithësi janë mjaft të kujdesshëm me paratë dhe shpenzimet, por kur vjen puna për të dhënë, humbasin kontrollin. Ata duan që t’i bëjnë të lumtur njerëzit e afërt por gjithashtu duan t’i japin vetes një pushim.