I biri i udhëheqësit të Giuneas Ekuatoriale nuk humbet asnjëherë rastin për t’u mburrur për qëndrimet e tij në hotele prej $75,000-nata në New York teksa rreth 70 përqind e popullsisë së vendit të tij gëlon në varfëri me të ardhura më pak se $2 në ditë. Teodoro ‘Teddy’ Obiang, i cili është gjithashtu zëvendës President i vendit, publikonte së fundmi në rrjet foto të vetes i veshur me kostum blu, duke shikuar jashtë tarracës së hotelit të tij në New York.
55-vjeçari akuzohet se ka përvetësuar $100mln nga pasuria e vendit të tij për të përmbushur etjen e luksit, duke qëndruar në suitën me pesë dhoma të hotelit Mark Penthouse, në New York. Obiang, i biri i diktatorit 81-vjeçar të vendit Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, ishte në New York me liderët e tjerë të Asemblesë së OKB për të “bërë apel për më shumë ndihma për Afrikën”. Pasi erdhi aty me avion privat, në fjalën e tij më 22 shtator ai: “Afrika meriton prioritetin e vëmendjes tuaj dhe të iniciativave për financime zhvillimi”. Ndërsa në komentet e tij në Instagram ai flet për gjëra krejt të ndryshme, si koleksioni i makinave sportive apo udhëtimet ekzotike aq sa shumë përdorues i bënin thirrje “të kthehej në vendin e tij ku njerëzit vuajnë në varfëri”. Zv. presidenti e ka gjetur veten gjithashtu në qendër të skandaleve ku përfshihen tortura, korrupsioni dhe vjedhje masive të fondeve të vendit.
Babai i Teodoro Nguema ishte listuar si një nga krerët e shtetit më i masur në botë në 2006, me pasuri rreth $600mln. Guinea Ekuatoriale ka qenë më parë vend kryesor i eksporteve të kakaos, por tashmë nafta mbetet elementi kryesor financiar, që kur Obiang mori pushtetin me një grusht shteti në 1979. I biri i tij raportohet se ka blerë tashmë një koleksion makinash si Bugatti Veyron 16.4, me vlerë 1 mln dollarë, Maserati MC12, me vlerë £670,000. E përditshmja Bild shkruan se mes viteve 2004 e 2006, Obiang ka shpenzuar 41.5 milion euro për stilin e tij të jetesës, që janë më shumë se buxheti arsimit i të gjithë vendit të tij në një vit. Në vitin 2011, akuzonte atë se ka shpenzuar $100mln nga paratë shtetërore për sende luksi duke përfshirë dhe një avion privat, një vilë në Malibu dhe një koleksion të gjerë përkujtimor sendesh të Michael Jackson. Duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion në një intervistë ai tha: “Kam qenë me fat në biznes dhe më pëlqen të jetoj mirë”.