Ka shumë prej vajzave të njohura të botës së modës, të cilat 90 për qind të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve i kanë të errëta. Mund t’i quani joorigjinale, por thjesht ato “konkurrojnë me zgjuarsi” me pjesën tjetër të ngjyrave. Tepër klasike – historia ka treguar se nuancat e errëta nuk kanë kohë. Por edhe mund të pranojmë që ka raste kur një veshje tërësisht e zezë duket paksa e rëndë.
Provoni me “navy” – ajo që ne e njohim si blu e errët, pa shkuar deri tek e zeza. Pothuajse aq e gjithanshme, por më e butë, bluja e errët është një alternativë shumë elegante pranë së sezës. Ndoshta është vjeshtë dhe ju dëshironi nuanca më të lehta, derisa të shkoni te bluzat e motit të ftohtë.
Bluja e errët ofron disa zgjidhje për vjeshtën, sepse ajo kombinohet me disa ngjyra dhe nuanca më të ngrohta, të cilat i japin më shumë hijeshi veshjes suaj gjatë sezonit të vjeshtës.
Ndërsa çdo ngjyrë funksionon mjaft mirë me të zezën, disa nuanca kombinohen me blunë e errët më mirë se të tjerat.
Në këto foto do të vini re se si janë stiluar me blunë e errët disa nuanca të ngrohta të vjeshtës. Nuk ka shkencë ekzakte; nëse shkon, shkon. Ndoshta edhe ju do të jeni dakord që për çfarëdo arsye, secili nga kombinimet e mëposhtme do t’jua ëmbëlsojë më tepër gardërobën e vjeshtës.