Me Brojën në formacion nga minuta e parë, Chelsea siguroi fitoren e dytë në Premier League, një sukses i pastër 2-0 në derbi përballë Fulham që ndez më në fund blutë që po përjetonin një periudhë të erret, aq sa u vendos në dyshim edhe e ardhmja e trajnerit Pochettino.

Që në prekjen e parë të topit, Broja solli pështjellim në zonë.

Në minutën e 18-të ishte Mudryk që kaloi Chelsea-n në avantazh. Një minutë më pas, Broja përfitoi nga një gafë e mbrojtës së Fulham duke dërguar topin në rrjetë, një gol që u festua shumë nga tifozët, por dhe nga trajneri Pochettino i cili nuk i kruese elozhet për sulmuesin kuqezi, ndërsa shpreson që jetë gati për në fundjave:

“Raheem Sterling nuk është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Ai mori një virus dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të ishte në formacion, prandaj aktivizuam Brojën nga minuta e parë. Nisëm të mendonim për Brojën një ditë para ndeshjes. Nuk e dinim nëse do të ishte në gjendje të luante 90 minuta, por mendoj se është e rëndësishme që ai të luajë që në fillim. Pas një periudhe të gjatë jashtë, është e rëndësishme për të që shënoi. Kështu që unë jam i lumtur dhe shpresoj se mund të rikuperohet për fundjavën.”, u shpreh Pochettino.

Suksesi i Chelsea, me Brojën si protagonist mori dhe vëmendjen e mediave angleze.