Gjatë provave ditore Sardi merr një videotelefonatë nga këngëtari Killuah, me të cilin bashkëpunon. Ai e akuzon se ka lënë pas dore muzikën sepse kohën e kalon duke kërcyer. Nis debati mes dy shokëve, saqë nevoitet shtysa e balerinës Erisa për ta rikthyer Sardin në prova.

Ata debatojnë se skuadra ku kanë rënë mund të kishte qenë ndryshe po të ishin ata liderë. Krijojnë me emra cila do kishte qenë zgjedhja e tyre. Erisa provokon Sardin: si ndjeve kur i mbërtheve fustanin Oltës? Me ironi dhe tallje tregojnë se si do ishte ndjerë Sardi nëse burri i Oltës do të ishte aty dhe ta shihte.

Sardi: Ti më thuaj si u ndjeve kur unë i mbërtheva zinxhirin Oltës.

Erisa: Po unë të thash vetë more shko nuk u bëra xheloze.

Sardi: S’u ndjeve xheloze.

Erisa: Tani robi thotë “po iki”.

Sardi: Zemër, unë po mendoja për ty gjatë gjithë kohës. Unë po mendoja për zinxhirin tënd gjatë gjithë kohës.