Zlatan Ibrahimovic, ish-sulmuesi i Milanit, ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për Piers Morgan, në të cilën ka trajtuar shumë tema. “Kam dalë në ‘pension’ tre muaj më parë. E pranova këtë realitet, në fund nuk u ndjeva mirë. Mund të vazhdoja, duke vuajtur fizikisht, por doja të ndihesha mirë. Nuk po ndihesha mirë dhe vendosa të tërhiqesha nga futbolli i luajtur. Nuk doja të kisha pasoja në fund të karrierës, deri në atë pikë sa të mos mund të bëj gjëra me fëmijët e mi, për shembull.
Kështu që zgjodha të ndaloj dhe mendoj se e bëra në kohën e duhur. Por, nëse duhet të jem i sinqertë, kur shoh sulmuesit e tjerë që janë shumë të avancuar në moshë dhe ende luajnë, mendoj se do të mund të luaja përsëri, do të bëja shumë më tepër se sa ata. Dhe nuk është çështje egoje, janë fakte. Emrat? Mund t’ju japë shumë, ndoshta 95% të sulmuesve të tjerë.
A mendoni se jeni më i fortë se 95% e sulmuesve? Nuk mendoj kështu, jam (qesh). Çfarë dëshiron të bësh tani? Bëj shumë më tepër gjëra tani sesa bëja kur isha aktiv në futboll. Bëj bashkëpunime, jam përfshirë në projekte të ndryshme. Jam kurioz të bëhem aktor, e kam kaluar jetën para kamerave, nuk kam turp. Por nuk e di nëse jam një aktor i mirë, nuk mendoj kështu”, deklaroi Ibrahimovic.